Ballina Teknologji Jeni kuriozë të dini sa kushton larja e një aeroplani?

Jeni kuriozë të dini sa kushton larja e një aeroplani?

Ashtu si automjetet, edhe avionët i nënshtrohen proçesit të larjes, edhe pse më rrallë se makinat.

Një mjet fluturues i madh lahet një herë në 6-8 javë.

Kjo gjithsesi varet nga politikat e kompanisë dhe nuk është e detyrueshme.

Larja e një avioni të madh mund të zgjasë deri në 8 orë dhe për larjen e tij përdoren detergjentë specialë, si dhe furça të mëdha të ndërtuara për të larë këto mjete fluturuese.

Kompanitë nuk tregojnë së sa paguajnë për larjen e një avioni, por duke parë online, çmimi për larjen e jashtme të një mjeti fluturues të madh me dy motorë është rreth 600 dollarë, polirimi (shtresë mbrojtëse) 2 mijë e 500 dollarë, si dhe pastrimi i brendësisë rreth 350 dollarë.