Ballina Aktualitet “Jeni heroinat tona”, Isa Sakja mesazh të fortë për nënat kavajase

“Jeni heroinat tona”, Isa Sakja mesazh të fortë për nënat kavajase

Kreu i bashkisë së Kavajës, Isa Sakja duke komentuar zhvillimet e fundit në qytetin e tij, përfshirë edhe përplasjet mes Policisë dhe mbështetësve të PD-së, ka zgjedhur të falënderojë të gjitha gratë dhe nënat e këtij qyteti për kontributin që ato kanë dhënë në mbrojtje të shoqërisë.

Me një shënim në “Facebook”, Sakja shkruan se nënat e Kavajës janë heroina, pasi mbrojnë dinjitetin dhe nuk lejojnë që vendi të rrëshkasë drejt diktaturës.

“Nderim per cdo nene, grua, zonje Kavajase qe na mbeshtet ne cdo rrethane, edhe nder te egrat si keto.Per ato te guximshmet qe jane perkrah nesh, per ato te guximshmet qe hapen dyert, e i shndrruan shtepite ne spitale duke ofruar gjithcka per te kaluar situata te renda fizike shkaktuar nga helmimi me LHL, per ato te guximshmet qe mbushin qiellin e Kavajes me lutje per bijte e bijat qe perballen per dinjitetin e nje shoqerie qe nuk e duan ta shohin te rreshkase ne diktature!Ju puth duart e ju them: ju jeni heroinat tona!Ju kam n’💙!”shkruan, Isa Sakja, kreu i bashkisë në Kavajë.