Jemi më shtatshkurtrit e Europës, nuk i kapim dot me gjatësi vendet e rajonit

46

Meshkujt shqiptarë janë ndër më të shkurtrit në Europë me një gjatësi mesatare prej 1.74 m. Të dhënat janë publikuar nga portali www.averageheight.co, i cili ka mbledhur të dhënat për gjatësinë mesatare të popujve të ndryshëm në të gjithë botën.

Ndër 34 vende të Europës, Shqipëria renditet në vendin e 31-të për nga gjatësia, duke kaluar vetëm Portugalinë me një gjatësi mesatare prej 1.73 m, Rumaninë me 1.72 m dhe Maltën me 1.69 metër.

Meshkujt shqiptarë kanë të njëjtën gjatësi të trupit me turqit.

Nga ana tjetër vendet e rajonit qëndrojnë në krye të renditjes për gjatësinë e shtatit. Boshnjakët renditet në vendin e parë në Europë dhe në botë si më të gjatët, ku mesatarisht një burrë atje pritet që të ketë një gjatësi trupi prej 1.839 m.

Po ashtu edhe vendet e tjera të rajonit janë në krye të klasifikimit për gjatësinë e trupit. Një burrë në Malin e Zi  pritet që të ketë një gjatësi mesatare prej 1.832 m, ndërsa serbët renditen në vendin e gjashtë me një diferencë të ngushtë prej 1.82m. edhe gjatësia mesatare e një burri në Kroaci pritet të jetë më e lartë se 1.80 metër.

Në Bashkimin Europian vendet me shtatin më të lartë janë holandezët me 1.838 m, danezët me 1.826 m, gjermanët me 1.81 m.

Vendet fqinje si Greqia dhe Italia kanë një gjatësi mesatare përkatësisht 1.783 m dhe Italia me 1.76 m.

Francezët, zviceranët dhe bullgarët kanë një gjatësi mesatare prej 1.75 m.

Sipas të dhënave të publikuara nga tabela e gjatësisë e averageheight.co, burrat më të shkurtër në botë janë në Indonezi me një gjatësi mesatare prej vetëm 1.58 m. Duke analizuar të dhënat e mbledhura në 101 vende të botës, kontinenti aziatik ka burrat më të shkurtër, së bashku me Amerikën e Jugut.

/monitor.