Ballina Aktualitet ”Jelekët e verdhë” zbarkojnë në Shqipëri, thirret protestë për çmimin e naftës

”Jelekët e verdhë” zbarkojnë në Shqipëri, thirret protestë për çmimin e naftës

Një protestë e re ka dalë në horizont, krahas asaj të studentëve.

Përmes një faqeje të hapur në fb, me thirrjen “Eja protesto për naftën!”, ftohen të gjithë qytetarët shqiptarë të protestojnë mbi çmimin e naftës dhe cilësinë me të dobët në rajon.

Prej orës 14: 30 në Milot është bllokuar Rruga e Kombit nga banorët e Kurbinit.

Ndërkohë protestat janë parashikuar në:

15.30 Kurbin
16.00 Lezhë
16.00 Devoll
16.00 Fier
16.00 në Vlorë do bllokohet rruga hyrëse e qytetit.
16.00 Shkodër
16.00 Durrës
16.00 në Elbasan pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.
17.00 Kavajë
17.00 Balls

Protesta është thirrur të mbahet dhe të shtunën më 15 dhjetor, ora 11:00.

Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjenn 2.2 mijë persona, ndërsa 7.5 mijë të tjerë kanë shfaqur interes.

Një protestë e ngjashme, por lokale, u zhvillua një ditë më parë në Kavajë.