Ballina Kuriozitete Je një femër e sapodiplomuar? Ja disa këshilla që të vijnë në...

Je një femër e sapodiplomuar? Ja disa këshilla që të vijnë në ndihmë

Ndoshta periudha më e vështirë në jetën e një vajze mund të cilësohet ajo pas diplomimit, sepse fillon të prek realitetin me ‘këmbët e saj’. Të gjitha femrat në këtë fazë kanë nevojë për këshilla të vlefshme dhe për dikë që t’i sugjerojë disa teknika se si të jetë më e përgatitur për tregun e punës. Më poshtë ju prezantojmë me disa prej tyre:

-Hapi i parë është përgatitja e CV-së tuaj. Mos harroni të përfshini në të gjithçka që ju duket interesante. Mos anashkaloni pasionet dhe hobit tuaja sepse dhe ato kanë një rëndësi të veçantë.

– Filloni të bëni një përgatitje nga shtëpia për punën tuaj, në mënyrë të tillë që kur të shkoni në vendin e kërkuar të mos ndiheni e paditur.

– Lexoni për atë kompani apo vend ku synoni të intervistoheni.

-Vishuni në mënyrë të përshtatshme për atë vend pune në të cilën keni aplikuar, pasi përshtypja e parë është shumë e rëndësishme, sidomos për një vajzë të sapodiplomuar.

-Kini vetbesim, jeta do t’ju përballë me shumë sfida që më përpara nuk i keni kaluar. Prandaj nuk duhet të dorëzoheni, edhe sikur rruga për të gjetur një punë mos të jetë e lehtë.

-Relaksohuni, shikojeni realitetin me syrin optimist. Fundja, ju nuk jeni as të parat dhe as të fundit që sapo keni mbaruar një shkollë.