Ballina BOTA Japonia financon familjet për lindjen e fëmijëve.

Japonia financon familjet për lindjen e fëmijëve.

Japonia ka ndërrmarë nisma financiare për të nxitur familjet të rrisin numrin e lindjes së fëmijëve.

Vitet e fundit shkalla e ulët e numrit të lindjeve po ndikon ndjeshëm në popullsinë e këtij vendi, referuar këtu qytetit të Nagit. Kjo vjen si shkak i nivelit të lartë të emigrimit nga çiftet e reja.

Autoritetet kanë lajmëruar se do t paguajnë për ata çifte të cilët do duan të krijojnë familje, me një shumë prej 5800 dollarësh, shumë kjo e cila rritet me rritjen e numrit të lindjeve brënda së njëjtës familje.

Si pasojë e faktit që kujdesi për fëmijët kushton në qytetet japoneze, ka bërë që qeveria të premtojë edhe subvencionimin e strehimit e të shkollimit të këtyre fëmijëve, madje edhe tarifa më të ulëta për çerdhet.