Ballina BOTA Japoni, takimi i G20, ministri japonez i financave: Kujdes nga plakja e...

Japoni, takimi i G20, ministri japonez i financave: Kujdes nga plakja e popullsisë

Shpenzime shëndetësore shumë të larta dhe krahu i punës që reduktohet vazhdimisht. Të tilla sfida si rrjedhojë e plakjes së popullsisë ishin fokusi i takimit të ministrave të financave të vendeve të G20, në Japoni.

Japonia, që drejton mbledhjen në Fukuoka, nuk e kishte zgjedhur rastësisht këtë temë. Shumë shpejt do të bëhet vendi më i plakur në planet, që do të thotë se 28 përqind e banorëve do të jenë mbi 65 vjeç.

Këshilla që i drejtohet veçanërisht vendeve më pak të zhvilluara është që të veprojnë sa më shpejt. “Nëse plakia e popullsisë fillon të ketë impakt para se të bëheni të pasur, atëherë nuk do të mund të merrni më masa të efektshme,” – paralajmëroi ministri japonez i financave Taro Aso.