Ballina BOTA Japoni, shfaqet “Varka fantazmë” në brigjet e saj

Japoni, shfaqet “Varka fantazmë” në brigjet e saj

Gjatë këtij viti në brigjet e Janponisë janë shfaqur rreth 100 varka druri me pamje të rrënuar.

Ndonjëherë janë bosh e ndonjëherë kanë kufoma ose skelete, ndaj dhe janë quajtur  “varka fantazmë”.

Shumë mendojnë se këto varka e kanë origjinën nga Korea e Veriut. Ato kanë vite që vijnë rregullisht. Në vitin 2017 u gjetën 44 të tilla, ndërsa në 2016 66 të tjera. Analistët mendojnë se disa nga varkat mund të jenë përdorur nga refugjatë. Ata mund të kenë dashur të largohen nga Korea e Veriut, për shkak të kushteve të këqija. Një tjetër teori është se vijnë nga peshkatarët e vendit të izoluar, të cilët përpiqen fort të plotësojnë kuotat e peshkimit.

Këtë vit kanë arritur në një nivel rekord me 89 varka, 12 prej të cilave kishin trupa të vdekur brenda.