Ballina BOTA Japoni, ngrihen akuza ndaj ish-drejtorit të Nissanit

Japoni, ngrihen akuza ndaj ish-drejtorit të Nissanit

Media japoneze ka njoftuar se prokurorët në Tokio kanë ngritur akuza zyrtare ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Nissan Motor Corporation”, Carlos Ghosn, një tjetër ekzekutiv i kësaj kompanie, që nuk ka raportuar të ardhurat prej 44 milionë dollarësh për një periudhë rreth 5-vjeçare.

Sipas njoftimeve të tjera, Ghosn dhe ekzekutivi tjetër i kompanisë, Greg Kelly, do të përballet me akuza të reja për mosraportimin e të ardhurave për tre vjet të tjerë, që përfundojnë në mars të këtij viti.

64-vjeçari Ghosn është ndaluar më 19 nëntor, për përpjekjet për të fshehur pagesat për periudhën 5-vjeçare 2010 – 2015.

Ghosn nuk ka bërë komente për këtë çështje.

Sipas ligjit japonez, sot skadon afati i mbajtjes në gjendje arresti për Ghosn dhe Kelly. Që të mbahen në burg, ndaj tyre duhen ngritur akuza të reja.