Ballina BOTA Japoni, Ministri i Mjedisit: Uji radioaktiv i Fukushima do të derdhet në...

Japoni, Ministri i Mjedisit: Uji radioaktiv i Fukushima do të derdhet në Oqeanin Paqësor

Kompania Tokio Electric Power, që operon termocentralin japonez në Fukushima, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe tsunami në muajin mars të vitit 2011, ka vendosur të derdh një milion ton ujë të kontaminuar në Oqeanin Paqësor. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mjedisit Yoshiaki Harada, i cili theksoi se ‘kjo është e vetmja mundësi e mundshme’.

Pas tërmetit, kompania Tepco ruajti më shumë se një milion tonë ujë të kontaminuar në kanalet ftohëse të reaktorit në zonën e destinuar për rezerva, aty ku sot nuk ka më hapësirë ​​për të ruajtur tonelata të tjera.

“E vetmja zgjidhje është që ta hollojmë dhe ta derdhim në det “ – tha ministri gjatë një konference informacioni në Tokio. “Qeveria do ta diskutojë propozimin por unë doja të ofroja mendimin tim të thjeshtë.”

Qeveria japoneze është në pritje të një raporti ekspertësh, përpara se të marrë vendimin e saj përfundimtar në lidhje me ujin radioaktiv. Sekretari japonez i kabinetit Yoshihide Suga, në një konferencë të veçantë për shtyp, saktësoi megjithatë që komentet e Harada janë “mendimi i tij personal”.

Tepco nuk mund të vendosë e vetme se çfarë do të bëjë me ujin radioaktiv. Hapësira e nevojshme për të ruajtur ujin ne termocentral është e disponueshme deri në vitin 2022.

Ministri Harada nuk e ka specifikuar se sa ujë i ndotur do duhet të derdhet në oqean.