Ballina Aktualitet Japoni, kryebashkiaku Veliaj: Shqiptarët, burim krenarie

Japoni, kryebashkiaku Veliaj: Shqiptarët, burim krenarie

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në Japoni, pati edhe një takim të ngrohtë me shtetasit shqiptarë, që studiojnë dhe punojnë atje.

Sipas Veliaj ky është një tregues i marrëdhënieve të mira mes vendeve dhe i intensifikimit të shkëmbimit jo vetëm ekonomik, por edhe kulturor.

Veliaj tha se shqiptarët në Japoni janë burim krenarie, për mënyrën sesi janë integruar me meritë në Japoni. Ai ka falënderuar  edhe dy ambasadorët Gjergj Teneqexhiu dhe Leon Malazogu.

“Çfarë gëzimi më dha takimi me shqiptarët në Tokio!

Një burim krenarie pakufi, sesi janë integruar me meritë në Japoni!  Një SUPER BRAVO edhe dy ambasadorëve të shkëlqyer Gjergj Teneqexhiu dhe Leon Malazogu,  me ekipet e tyre të përkushtuara që na nderojnë aty,” – u shpreh kreu i Bashkisë.