Ballina BOTA Japoni, kompania “Nissan” thirrje ndaj automjeteve për mungesë të kontrollit

Japoni, kompania “Nissan” thirrje ndaj automjeteve për mungesë të kontrollit

Prodhuesi japonez i automjeteve “Nissan”, i prekur muajt e fundit nga një skandal që lidhet me inspektimin e automjeteve të tij në Japoni, njoftoi të premten se ka zbuluar probleme dhe se do të tërheqë automjetet e prekura, rreth 150 000.

Kjo shifër i shtohet 1,15 milionë automjeteve të thërritura që prej zbulimit në vjeshtë 2017 të praktikave të gabuara të kontrollit në uzinat japoneze.

“Këto thërritje, që do të zyrtarizohen më 13 dhjetor, prekin vetëm Japoninë”, theksoi “Nissan” në një komunikatë.