Ballina BOTA Japoni, fëmija më i vogël në botë kthehet në shtëpi

Japoni, fëmija më i vogël në botë kthehet në shtëpi

I sapolinduri më i vogël në botë ia doli, bebja i lindur në Japoni në javën e 24, i cili peshonte 268 gramë, një rekord botëror. Pas pesë muajsh të kaluara në inkubator në universitetin e Keio, fëmija kthehet në shtëpi, në shëndet të mirë, pasi arriti peshën e 3.2 kilogramëve, 12 herë më e madhe se pesha e tij fillestare.

Fëmija lindi në gusht, pas një lindjeje çezariane në urgjencë. Ishte kaq i vogël sa shumë druheshin që nuk do arrinte të mbijetonte. Por me kujdesin e mjekëve në spital, arriti më në fund të kthehej në shtëpi.

“Kjo tregon se edhe fëmijët më të vegjël mund të bëhen të shëndetshëm,” – komenton i kënaqur i pari i spitalit, Takeshi Arimitsu, në ‘The Japan Times’.

“Jam e lumtur që u rrit kaq shumë, nuk isha e sigurtë që mund t’ja dilte,”-tha e ëma.

foto galeri

foto galeri