Janullatos i infektuar me COVID-19, kryeministri grek jep urdhër të dërgohet me urgjencë në Athinë

35

Anastas Janullatos, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri, është infektuar nga koronavirusi.

Mësohet se ai është në gjendje të rënduar, por jashtë rrezikut për jetën.

Kryepeshkopi Janullatos është dërguar me një avion ushtarak për kura më të specializuara në Greqi.

Mësohet se me urdhër të kryeministrit grek kryepeshkopi është dërguar me urgjencë në Athinë.

Janullatos është 91 vjeç si dhe ka pësuar një operacion në zemër disa muaj më parë.