Janë rikthyer vizat? Edi Rama përgjigjet mbi procedurën e re të lëvizjes në BE

43

Edi Rama nga konferenca për mediat, sqaroi procedurën e re që kërkon BE, për lëvizjen e shqiptarëve.

Rama deklaroi se ka që në vitin 2106 që flitet diçka e tillë dhe se tani thuhet në vitin 2023.

“Nuk bëhet fjalë për kthim pas, por për sistem sigurie të BE për të gjitha shtetet jo anëtare të BE, qytetarët e të cilëve dua të hyjnë në BE dhe nuk ka nevojë për vizë. Sipas këtij sistemi ETIAS, do të duhet që para se të nisen në vendet e BE. duhet të bëjnë një aplikim online, i cili nuk është për vizë. Merret konfirmimi po online, nëse je apo s’je i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale. Është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza që të hyjnë në BE”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar tha se kjo është politikë e sigurisë kundër terrorizimit dhe krimit të organizuar dhe nuk është një kthim pas për shqiptarët.