“Jam me koronavirus”, në pranga i riu që bënte shaka në rrjete sociale

63

Koronavirusi është kthyer në një tmerr për botën dhe sigurisht diçka me të cilën nuk bëhet shaka. Por as ky argument nuk i ka mjaftuar disa personave të cilët për lojë kanë vendosur në lëvizje policinë. Rasti i fundit vjen nga Kosova ku një i ri mësohet të ketë shkruar në rrjetin e tij social Facebook se ka rezultuar pozitiv.

Me shaka nga ana tjetër duket se nuk e ka marrë policia e cila ka trokitur në derën e shtetasit.

I riu ndodhet në pranga teksa raportohet të ketë qenë e gjitha një shaka me shokët.