Ballina Aktualitet Jahti pësoi defekt në motor/ Roja bregdetare shpëton 8 serbë gjatë natës

Jahti pësoi defekt në motor/ Roja bregdetare shpëton 8 serbë gjatë natës

Rojet bregdetare shqiptare në Vlorë kanë bërë të mundur shpëtimin e 8 personave me shtetësi serbe të cilët po udhëtonin me jaht gjatë natës së djeshme.

Media raporton se jahti me të cilin ata udhëtonin ka pësuar një defekt në motor. Ata kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit me flamur italian i cili ndodhej 22 milje detare në veri-perëndim të ishullit të Sazanit, pranë Lagunës së Karavastasë duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Për këtë operacion shpëtimi u angazhua anija e gatshme Sazan P- 116 “Bora” e ndërsa është komunikuar edhe me kapiterinë e porteve dhe policinë kufitare.