Jahti me 11 persona, jep sinjalin “SOS” në Vlorë, ndërhyn policia kufitare

31

Bllokohet në mes të detit jep sinjalin SOS jahti me 11 persona në bord në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se në ndihmë të tyre ka shkuar policia kufitare si dhe roja bregdetare.

Jahti ka pësuar defekt në motor dhe ka humbur kontrollin si pasojë e dallgëve të mëdha.

Në jaht ka pasur pushues të cilët kishin shkuar për plazh në Gjirin e Gramës.