Ballina Aktualitet Ja si përgjigjet kreu i delegacionit të PE për qeverinë tranzitore pa...

Ja si përgjigjet kreu i delegacionit të PE për qeverinë tranzitore pa Ramën kryeministër

Kreu i delegacionit të PE-së, ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën si kryemninistër.

Pyetjes së medias bërë sot gjatë konferencës, lidhur edhe me kërkesën kryesore të opozitës, delegacioni ka thënë se duhet të respektohet rezultati i zgjedhjeve, parlamenti dhe qeveria janë legjitime.

“Ne e kemi diskutuar këtë ide, mendimi im është që parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme, ju keni një qeveri legjitime dhe mendoj që përqëndrimi te ideja e një qeverie të përkohshme do të dëmtonte përqendrimin që duhet të keni për hapjen e negociatave. Përgatitja për qeshorin do të thotë pajtim dhe unitet kombëtar dhe si e thashë kjo është puna juaj”- tha Kryesuesi i delegacionit të PE, Tunne Kelam.