Ja si do të përmbyllin javën e fundit të marsit të gjitha shenjat

342

Dashi: Ditët do të bëhen më të këndshme. Dielli në shenjën tuaj do t’ju mbushë me optimizëm, duke bërë që të ndiheni në harmoni me veten dhe të tjerët. Në aspektin e ndjenjave mund të keni ndonjë problem dhe tek-tuk do të ngrini zërin. Puna do të jetë stresuese. Por mos u dëshpëroni, sepse Hëna do t’ju favorizojë dhe do të zbehë ndikimin negativ të planetëve.

Demi: Venusi në shenjë do t’ju bëjë më romantikë. Marsi do t’jua shtojë sensualizmin. Raporti në çift do të përfitojë nga këto kalime të planetëve. Në aspektin profesional do të dini t’ua impononi të tjerëve idetë tuaja. Bëni kujdes megjithatë, sepse Urani mund të minojë aftësitë tuaja të përqendrimit, duke jua bërë më të vështirë kryerjen e aktiviteteve gjatë javës.

Binjakët: Do të jeni të acaruar edhe dyshues në përballje me të tjerët si në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Partnerit nuk do t’i pëlqejë kjo sjellje juaja. Kur bëhet fjalë për çështjet e punës, situata është disi e paqartë. Deri ditën e enjte nuk do të jeni në humor të mirë. Për fat, duke filluar nga e premtja gjendja premton të ndryshojë për mirë.

Gaforrja: Yjet parashikojnë që situata juaj do të përmirësohet. Venusi, mik i shenjës suaj, do t’ju ndihmojë që të gjeni harmoninë në marrëdhënien me partnerin. Do të rigjeni gëzimin e të ndenjurit bashkë në familje dhe do të shijoni dhe gjërat e vogla. Në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira.

Luani: Energjia juaj pozitive do të prekë dhe të tjerët si në familje dhe në punë. Nuk vërehet asnjë problem në aspektin sentimental. Marrëdhënia me partnerin do të marrë për mirë. Në aspektin profesional çështjet ligjore më pak urgjente do të shtyhen për më vonë. Deri ditën e mërkurë çështjet profesionale do të kenë rol kyç në jetën tuaj.

Virgjëresha: Yjet parashikojnë se këtë javë do të mbizotërojë nervozizmi në shenjën tuaj, për shkak të Mërkurit në disonancë. Për sa i përket aspektit profesional, do të keni pretendime më shumë se zakonisht dhe do të hyni në polemika. Do të jeni kritikë ndaj kolegëve që nuk do të punojnë me të njëjtat ritme si ju. Në aspektin sentimental situata parashikohet shumë pozitive.

Peshorja: Yjet parashikojnë ulje e ngritje në ditët në vazhdim. Kjo gjendje mund t’ju shkaktojë shqetësime. Do të keni angazhime të shumta, të cilat mund të rezultojnë të lodhshme. Saturni megjithatë do të jetë në anën tuaj dhe do të vëreni përmirësime si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Punën e tanishme mos e shtyni për më vonë.

Akrepi: Do të jeni disi të shpërqendruar në çështjet e zemrës gjatë kësaj periudhe dhe do ta lini pas dore partnerin. Ndokush prej jush, sidomos ata të lindurit gjatë dhjetëditëshit të parë të shenjës do të ketë dyshime për vazhdimin e lidhjes. Herë-herë, xhelozia do t’ju turbullojë logjikën dhe do t’ju shtyjë të silleni në mënyrë të papërshtatshme.

Shigjetari: Do të keni të reja interesante në aspektin profesional. Do të lidhni kontrata pune, që në fillim do t’ju ç’orientojnë, por më pas do të rezultojnë pozitive. Në aspektin sentimental gjendja parashikohet mjaft e qetë. Nuk do të mungojnë as mbledhjet me miqtë, sidomos ditën e martë dhe të mërkurë, në të cilat do t’ia kaloni shumë mirë.

Bricjapi: Kjo do të jetë një ndër shenjat më fatlume të zodiakut gjatë këtyre ditëve. Venusi në shenjën tuaj do t’ju sjellë dashurinë. Do ta jetoni në harmoni raportin në çift dhe marrëdhënia fizike do të forcohet edhe më shumë. Në aspektin profesional do të ndiheni të vlerësuar dhe do të vëreni një shtim të të ardhurave.

Ujori: Për shkak të ndikimit të Saturnit dhe Uranit, çështjet e punës nuk do të shkojnë ashtu siç i kishit parashikuar. Do të jeni të detyruar që disa projekte t’i shtyni për më vonë, kurse disa të tjerë do të fillojnë të japin fryte. Edhe në aspektin e dashurisë nuk pritet të jetë një periudhë e mbarë. Do të mbizotërojë xhelozia dhe marrëdhënia me partnerin do të tensionohet.

Peshqit: Mërkuri në shenjë do të ndikojë që të jeni më elokuentë se zakonisht dhe bindës në kërkesat tuaja. Njerëzit do ta dëgjojnë atë që ju keni për të thënë. Edhe në aspektin sentimental pritet që gjërat të shkojnë mirë. Në familje do të mbretërojë harmonia dhe qetësia. Marsi i kthyer nga shenja juaj do t’ju bëjë më joshës.