Ja pse të pyesësh çiftet se, kur do të bëhen me fëmijë është gjëja më e gabuar!

46

Rreth 50 milion njerëz rreth e qark botës kanë probleme me fertilitetin apo vështirësi për të pasur një fëmijë. Të pyesësh një çift se kur do të bëjnë një fëmijë, jo vetëm që tregon pandjeshmëri, por edhe cënim të privatësisë.
Ja cilat janë arsyet se pse kjo është pyetja më e keqe që mund t’i bëni një çifti:

1

Fakti që ju e keni fëmijën 25 vjeç, nuk do të thotë se të gjithë duhet ta kenë.
Një ndër mitet më të zakonshme është se femrat mbi 35 vjeç nuk mund të ngelen shtatzëna. Edhe në rastin e kundërt, me shumë mundësi fëmija nuk do të jetë i shëndetshëm. Në të vërtetë, për aq kohë sa një femër ka vezore, mund të ngëli shtatzanë dhe fëmija të jetë në rregull. Pas të 30-ve, rreziku rritet vetëm me 5%. Koha më e mirë për të pasur një fëmijë është vetëm kur jut ë jeni gati.

 

2

Rreth 50 milion njerëz vuajnë nga fertiliteti.
Sipas një raporti, 15% e popullsisë vuan nga fertiliteti dhe ky numër sa vjen e po shtohet nga dita në ditë. Një tjetër problem është edhe dështimi i fëmijës.

 

3

Ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në vendimin e një çifti për të pasur fëmijë.
Të ardhurat financiare, fuqia e lidhjes, shëndeti dhe objektivat në karrierë janë vetëm disa nga faktorët që ndikojnë. Kur keni të gjithë kohën e nevojshme për t’u kujdesur për një fëmijë, atëherë është momenti i duhur.

 

4

Nuk është nevoja që t’u kujtoni të tjerave se po u ikën koha, sepse e dinë këtë.
Historia ka treguar se edhe në moshën 47 vjeçare është e mundur pasja e një fëmije. Nuk ka asgjë të keqe të ngrish vezoret apo të bësh çdo gjë tjetër të nevojshme për të ngelur shtatzënë.

 

5

Disa njerëz thjesht nuk duan fëmijë.
Ashtu siç është normale pasja e një fëmijë, e njëjta gjuë vlen edhe për të kundërtën. Askush nuk duhet të jetë imponues për askënd.

6

Ju nuk e dini se çfarë po kalojnë të tjerët. Jini të sjellshëm!
Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni tek të tjerët, pasi mund të jeni arsyeja që dikush të shkojë në dhomë duke qarë. Jini të kuptueshëm dhe të sjellshëm!