Ballina Kuriozitete Ja për çfarë shërbejnë lëvoret e portokallit

Ja për çfarë shërbejnë lëvoret e portokallit

E dini se lëkura e një portokalli përmban më shumë vitaminë C se lëngu dhe tuli i tij?
Nuk është më një sekret që vitamina C forcon sistemin imunitar dhe e bën lëkurën të shëndetshme.

Për të marrë të gjithë avantazhet e vitaminës C të gjendur në portokalle, përdorni lëkurat e tyre për t’u dukur dhe për t’u ndier më e bukur.

Për një banjë rigjeneruese

Dihet që produktet e banjave luksoze kushtojnë. Për të mos rënduar xhepin tuaj, merrni disa lëkura portokalli dhe thajini në diell.
Pasi të jenë tharë, grijini në procesorin e ushqimeve. Hidhni disa prej tyre në ujin e vaskës për të shijuar një banjë rigjeneruese.

Për trajtimin e flokëve

Lëkurat e thata e të grira të portokajve mund të përdoren edhe për trajtimin e flokëve.
Ato kanë veti anti-zbokth, duke ju lënë një skalp të qetë, pa ndjesinë e kruarjes dhe pa copëza të bardha lëkure. Kombinoni disa lëkura të thata të grira portokalli me pak ujë që në darkë. Në mëngjes, masazhoni skalpin me këtë përbërje ndërkohë që i siguroni flokut tuaj një trajtim të thellë.

Për të larguar qelizat e vdekura

Ju mund të përdorni lëkura të thata portokalli për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Gjithçka ju duhet është të kombinoni disa lëkura portokalli pluhur me sheqer dhe vaj ulliri.
Masazhoni përbërjen në lëkurë duke përdorur lëvizje rrethore për të hequr qelizat e vdekura. Lani fytyrën me një pastrues të butë fytyre dhe ujë.

Zbardhues për lëkurën

Ju ka ndodhur të përfundoni me lëkurë të irritua pas aplikimit të produkteve për zbardhjen e lëkurës? Ju mund të shijoni një lëkurë të pastër duke eleminuar efektet anësore të padëshirueshme përmes lëkurave të thata të portokallit. Thjesht kombinojini ato me pak shafran pluhur dhe një lugë gjelle mjaltë.
Aplikojeni në fytyrë dhe shpëlajeni pas 30 minutash.

Largojnë yndyrën në zonën T

Zieni lëkura portokalli në ujë dhe përbërjen transferojeni në një shishe pasi të ftohet. Aplikojeni me anë të një cope pambuku në zonën tuaj T për të eleminuar shkëlqimin në këtë zonë. Aplikimi i tij jo vetëm ndihmon në largimin e yndyrnave të tepërta, por mbyll poret e mëdha në lëkurë.