Ballina Uncategorized Ja cilat janë shenjat e para të kancerit të gjirit

Ja cilat janë shenjat e para të kancerit të gjirit

Muaji tetor  është edhe muaji i sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit. Ky muaj është emëruar si i tillë me qëllim të vetëdijësimit të grave për kancerin e gjirit, në mënyrë që ato të jenë sa më të ndërgjegjshme dhe të bëjnë kontrolle të rregullta periodike.

Për këtë arsye ne po ju sjellim disa nga shenjat që sinjalizojnë kancerin e gjirit.Në momentin që ju vëreni këto shenja në trupin tuaj atëherë duhet të shkoni sa më shpejt dhe të bëni një kontroll tek mjeku.

-Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për të. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale.

– Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull.

– Skuqje, mahisje, ënjtje në gjinj apo rreth tyre

– Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit

– Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë

– Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.

– Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.

Por, jo gjithmonë cdo lloj gjëndre që del në gji  mund të jetë kancer.Por pa frikë dhe pa u alarmuar gratë duhet të drejtohen drejt mjekut për të bërë një kontroll dhe për tu siguruar për shëndetin e tyre.Çdo grua duhet ta bëjë zakon bërjen e vetëkontrollit të paktën një herë në muaj pasi është një gjë shumë e thjeshtë dhe zgjat vetëm 2 minuta.