Ballina Showbiz Ja arsyeja përse Karl Lagerfeld mbante gjithnjë doreza

Ja arsyeja përse Karl Lagerfeld mbante gjithnjë doreza

Dizajnuesi Karl Lagerfeld, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 85-vjeçare, ishte i njohur nga të gjithë për paraqitjen e tij identike.

Ai shihej gjithnjë me veshjen e tij të përhershme: një kostum i zi me flokët e thinjur të kapur bisht, dorashka dhe syze të errëta.

Dhe nëse doni të dini se përse Karl nuk dilte asnjëherë në publik pa vënë doreza, atëherë po ju themi se arsyet nuk lidhen vetëm me modën.

Në një intervistë të Lagerfeld për revistën “M” në vitin 2012, ai foli hapur për stilin e tij personal, duke zbuluar një numër të madh arsyesh përse mban doreza.

“Në protokollin e vjetër, është e pasjellshme të përshëndesësh dikë që mban doreza”, tha Lagerfeld.

“Gjithashtu e bën krahun të duket më i gjatë. Dhe ju e dini se çfarë do të thotë për francezët të kesh një krah të gjatë. Kjo do të thotë që je një njeri që ka ndikim te të tjerët”.

Karl gjithashtu shpjegoi se ai preferonte versionet e dorezave me gishtërinjtë e dalë sepse kështu mund të hidhte ide në letër.

Megjithatë, magjepsja e Lagerfeld pas dorezave mund të lidhet edhe me faktin se ai asnjëherë nuk i ka pëlqyer duart e tij.

Kur ka qenë 14 vjeç dhe ka dashur të pijë cigare e ëma i ka thënë që nuk duhet ta bëjë, sepse duart e tij nuk dukeshin bukur.