Izraeli jep lajmin e rëndësishëm:”Në Tetor, do të testojmë vaksinën anti-COVID-19 tek njerëzit”

40

Izraeli ka lajmëruar se do të nisë testimin e vaksinës kundër COVID-19 në mes të tetorit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i mbrojtjes në Izrael, Benny Gantz pas një vizite në Institutin për Kërkime Biologjike, në Nes Ziona.

“Ne do të fillojmë testet te njerëzit, pas festave hebraike që këtë vit mbarojnë më 10 tetor”, deklaroi ai.

Vizita ministrit kishte si qëllim informimin e tij mbi ecurinë e vaksinës.