Ballina BOTA Izraeli dhe vendet arabe bisedime për luftën me Iranin

Izraeli dhe vendet arabe bisedime për luftën me Iranin

Izraeli dhe një koalicion i vendeve arabe janë në bisedime për të avancuar në interesin e përbashkët të luftës me Iranin, tha kryeministri Benjamin Netanyahu. Në një prononcim për Jerusalem Post, Netanyahu u shpreh se do të marrë pjesë në një takim me 60 ministra të jashtëm të dërguara nga vendet që janë kundër Iranit.

“Ajo që është e rëndësishme për këtë takim, dhe që nuk është një sekret, është fakti që ky është një takim i hapur me përfaqësuesit e vendeve kryesore arabe që janë ulur së bashku me Izraelin, për të çuar përpara interesin e luftës me Iranin”, u shpreh ai.

Delegacioni i SHBA-së kryesohet nga zv.presidenti Mike Pence, i cili shoqërohet nga sekretari i shtetit Mike Haëkeu dhe Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i Presidentit Trump.

Synimet anti-iraniane të Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara duket se dominojnë axhendën e forumit.