Ballina BOTA Izrael, Shqipëria prezanton resurset turistike

Izrael, Shqipëria prezanton resurset turistike

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit IMTM Tel Aviv u çel sot në Izrael, ku pjesëmarrëse ishte dhe Shqipëria e cila paraqiti bukuritë e saj natyrore, duke prezantuar resurset turistike. Agjencia Kombëtare e Turizmit u përfaqësua me një stendë të kuruar me shumë kujdes me pamjen e qytetit 2419 vjeçar të Beratit. Në stendë morën pjesë gjashtë tur-operatorë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili shoqërohej nga ambasadori Bardhyl Canaj ishte i pranishëm në panair. Klosi në fjalën e tij, pasi vlerësoi bashkëpunimin 2 palësh ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, shprehu rëndësinë e këtij panairi, sepse nëpërmjet tyre gjen mundësinë për të ndarë mendime dhe shkëmbyer eksperienca.

”Takimet e përbashkëta na ndihmojnë të njohim nga afër mundësitë dhe potencialet e dy vendeve. Sot turistët kërkojnë të provojnë eksperiencat lokale të çdo vendi që vizitojnë, ndaj ne si politikbërës duhet t’i përgjigjemi këtij trendi,” – u shpreh Klosi.