Ballina BOTA Izrael, shpërndahet parlamenti, zgjedhjet e parakohshme më 17 shtator

Izrael, shpërndahet parlamenti, zgjedhjet e parakohshme më 17 shtator

Ligjvënësit izraelitë votuan për shpërndarjen e parlamentit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu dështoi të formojë koalicionin qeveritar. Në këtë mënyrë, votimi ka shkaktuar nevojën për zhvillimin e zgjedhje të reja, të cilat do të mbahen më 17 shtator.

Kryeministri Netanyahu nuk mundi të arrijë marrëveshje për një koalicion të ri të krahut të djathtë, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar. Në qendër të ngërçit ishte një ligj ushtarak i rekrutimit që rregullonte përjashtimet për studentët ortodoksë hebrenj.

Kjo është hera e parë në historinë e Izraelit që një kryeministër i emëruar dështon të formojë koalicionin. Gjithsesi, Netanyahu do të mbetet në pushtet deri në zgjedhjet e shtatorit.