Ballina BOTA Izrael, nis bllokimi i tuneleve të hapura nga Hezbollah në Liban

Izrael, nis bllokimi i tuneleve të hapura nga Hezbollah në Liban

Izraeli ka filluar bllokimin e tuneleve të hapura nga Lëvizja Hezbollah në Liban, të cilat mendohet se do të përdoreshin për të rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetas izraelitë. Autoritetet thanë se po neutralizonin “tunelet e terrorit” përpara se të bëheshin funksionale dhe një kërcënim për civilët dhe komunitetet.

Nuk dihet numri i saktë i tuneleve të identifikuara, por operacioni është ndërmarrë në krahun izraelit të kufirit. Tensionet mbeten të larta midis Izraelit dhe Hezbollah-ut, që luftuan në një betejë njëmujore në vitin 2006. Në atë konflikt u vranë mbi 1,125 libanezë, shumica prej tyre civilë dhe rreth 40 izraelitë. Konflikti filloi kur militantët e Hezbollah-ut filluan një operacion në Izrael gjatët të cilit vranë tetë ushtarë dhe rrëmbyen dy të tjerë.
Izraeli ka paralajmëruar një luftë tjetër me grupin militant dhe ka kërcënuar me përdorimin masiv të forcës ushtarake.

Hezbollahu-u, i cili ka një prej forcave militante më të fuqishme në rajon, ka kërcënuar ta sulmojë Izraelin me raketa. Grupi Shia i mbështetur nga Irani nuk i ka komentuar ende veprimet e Izraelit.