Ballina BOTA Izrael, kryeministri Netanyahu kërcënohet me zgjedhje të parakohëshme

Izrael, kryeministri Netanyahu kërcënohet me zgjedhje të parakohëshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përball me thirrjen e partnerëve të tij të koalicionit për të mbajtur zgjedhje të parakohëshme, një ditë pasi dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes Avigdor Lieberman la qeverinë me një shumicë minimale.

Lieberman vendosi të japë dorëheqjen të mërkurën për shkak të asaj që ai e përshkroi si politikë tepër të butë të qeverisë, për reagimin ndaj dhunës ndër-kufitare me militantët palestinezë në Rripin e Gazës.

Humbja e pesë mandateve të fraksionit të Izraelit, Beitenu, që kryesohet nga Lieberman, e lë Netanjahun me kontrollin e vetëm 61 prej 120 vendeve në parlament, duke ngritur shpresën se zgjedhjet e planifikuara të nëntorit 2019, do të mbaheshin më përpara.