Ballina Aktualitet Izrael, kryeministri Netanjahu: Rama mesazh të qartë regjimit Iranian

Izrael, kryeministri Netanjahu: Rama mesazh të qartë regjimit Iranian

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka vlerësuar homologun shqiptar Edi Rama për dëbimin e ambasadorit iranian nga Shqipëria, pas shpalljes si persona të padëshiruar (non grata), të ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesah të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto,” – shkruan Netanjahu.

Vendimi i Shqipërisë për shpalljen e ambasadorit iranian dhe zyrtarit tjetër si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

Vendimi u përshëndet gjithashtu edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.