I’u gjetën 60 mijë euro në banesë, shpallet në kërkim ish-drejtori i kadastrës së Vlorës

38

Shpallet në kërkim ish-drejtori i kadastrës së Vlorës, Klodian Troçi i’u gjetën 60 mijë euro në banesë.

Njoftimi i prokurorisë thotë që është ekzekutuar vendimi “arrest me burg”. Por meqë nuk është gjetur në banesë është shpallur në kërkim.

Troçi është larguar nga detyra 2 javë më parë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur:

“1.Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit K.T, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.P.”Kjo masë sigurimi rezulton të jetë ekzekutuar prej shërbimeve të policisë gjyqësore më datë 17.10.2021.Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit K.T.rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe nje shume prej 60.000 Euro. Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.