Iu gjet lëndë narkotike në banesë, arrestohet i moshuari, në kërkim i biri

31

Policia e Fierit ka arrestuar 60-vjeçarin Petrit Hykaj si dhe ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Shkëlqim Hykaj , pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Gorishovë, ka gjetur 2.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu u gjet një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje.

Operacioni u krye pas një hetimi disa mujor.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.