Iu gjet armë zjarri në banesë, arrestohet 38-vjeçari që pak ditë më parë vodhi një karburant (EMRI)

56

Një person që dyshohet se është autori i vjedhjes së një karburanti pak ditë më parë, është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Mikel Bushi, të cilit iu gjet edhe një armë zjarri në banesë, në fshatin Kutalli të Dimalit.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi Bushi është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.