Iu futën në shtëpi dhe e goditën me grushte, e moshuara përfundon në spital/EMRI

34

Një grua e moshuar ka rënë pre e dhunës në Gjirokastër.

Ngjarja e dhimbshme ndodhi në fshatin Palokastër, ku e moshuara ka përfunduar në spital.

E dhunuara është 75-vjeçarja Pina Qato, e cila është goditur në shtratin ku flinte, duke pësuar dëmtime të shumta.

Gruaja ka dëshmuar se dëgjoi të hapej dera në mes të natës dhe mendoi se ishte e bija.

“Erdhi një person dhe më goditi me grushte. Kur e pyeta kush ishte, nisi të më qëllonte edhe me shkelma”, ka thënë gruaja.

Sipas të moshuarës, episodi dhunës mund të lidhet me një hasmëri që familja e saj ka me dy familje të tjera.

“I thashë mos më vrit se kam vajzën këtu dhe do më trembet. Nuk ka vjedhur asgjë në shtëpi. Vetëm mua më sulmoi. Ne kemi hasmëri, më ka vrarë bashkëshortin”, ka thënë gruaja.