Iu dogj makina me vlerë mbi 50 mijë euro, dalin në pah pistat e para të hetimit

108

Policia po heton ngjarjen e mbrëmshme, ku u dogj pjesërisht makina e modeles Françeska Jaçe.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarsia”.

Ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.

Mendohet se makina luksoze ‘Range Rover Velar’ është tentuar të vidhet.

Automjetet luksoze kanë një sistem antizjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensoreve në pika të caktuar, hapen automatikisht. Edhe makina e Françeska Jaçe është ndër mjetet më të shtrenjta. Vlera e saj shkon në mbi 50 mijë euro.

Fillimisht policia mendoi për një bombë poshtë automjetit, por pas verifikimit doli që ishte vetëm një vatër zjarri, e cila dyshohet se ishte vendos qëllimisht.

Dy pistat e hetuara janë ato të një tentative për zjarrvenie të qëllimshme dhe pista e dytë është ajo e tentativës për vjedhjen e makinës, e cila në tregun e automjeteve të vjedhura ka po ashtu vlerë të lartë.