Iu bë dy herë atentat brenda javës, flet pronari hotelit:”Dua azil për djemtë, janë të rrezikuar”

100

Jetmir Muçllari, pronari i hotelit në Tushemisht, të cilit iu bë atentat dy herë brenda javës ka sqaruar për mediat tmerrin e përjetuar sot, në orët e para të mëngjesit.

Muçllari deklaroi se dy persona kanë qëlluar me kallashnikov drejt hotelit ku flinte i biri dhe disa turistë.

“Ngjarja ndodhi në orën 4:40 minuta. Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit”, tha ai.

Si fillim atentatorët kanë qëlluar pranë rojes duke i kërkuar të mos lëvizte e më pas drejt dhomave/

“Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit si dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojme mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij qe ndodhi para një jave ka qenë djali im”, – shtoi ai.

“I kam denoncuar me emra autorët, por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta”, tha Muçllari.