Italiani i varur nga kokaina “fundos” familjen shqiptare! Në vend që t’i paguante borxhin…

44

9 persona, mes tyre disa shqiptarë nga e njëjta familje janë arrestuar në Itali.

Policia ka sekuestruar 1.2 kg kokainë dhe 15 mijë euro nga operacioni i finalizuar nga Karabinierët në Pesaro.

Gjithçka nisi para një viti, ku një italian i varur nga kokaina denoncoi se disa persona po e zhvasnin për shkak të borxheve të akumuluara nga blerja e drogës.

Kështu, në vitin 2019 policia vuri në pranga 25-vjeçarin shqiptar me iniciale M.E. me vendbanim në Rimini.

Hetimet u zbuluan gjithashtu dy persona të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës.

Një shqiptar me iniciale M.B., një 35-vjeçar, me banim në Pesaro dhe një grua italiane nga Fano, bashkëpunëtore e shqiptarit. S.D.T., 46-vjeç.

Në gusht të 2019, i gruas me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.

Analiza e njohjeve të gruas me origjinë nga zona e Fanos çoi në pranga një tjetër shqiptar i cili u arrestua në flagrancë për shitjen e kokainës.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e furnizuesit të kokainës, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruan e tij M.M, vëllanë e tij A.B, 30 vjeç i arrestuar në Riccione më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini. Dy nga të dyshuarit, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, përfunduan në burg.