
Duke nisur nga sot, 31 korrik 2021, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja.
Ministria italiane e Shëndetësisë, në udhëzimin e saj të fundit, ka bërë të ditur protokollin e ri të lëvizjes edhe për vendet e listës D ku bën pjesë Shqipëria, siç shihni këtu.
Përpara nisjes duhet plotësuar formulari që gjeni këtu.
Qytetarët duhet të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular. Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen (nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë).
Gjithashtu qytetarët shqiptarë në momentin e mbërritjes në territorin italian do të duhet të deklarojnë vetizolimin prej 5 ditësh në adresën ku do të qëndrojnë. Përjashtohen nga karantina të gjithë ata që qëndrojnë më pak se 5 ditë dhe e dëshmojnë përmes biletatave.
Kategoritë që përjashtohen i gjeni në linkun këtu.
Përpara çdo udhëtimi jashtë vendit, brenda apo jashtë Bashkimit Evropian, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar këtu.