Italia merr vendimin, zgjatet koha e emergjencës, ja data e re

65

Italia ka vendosur të zgjasë gjendjen e emergjencës deri më datë 15 tetor.

Ky vendim u mor pas 157 votash pro, 125 kundër dhe 3 abstenim.

Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë deklaroi ky nuk është një veprim autoritar, por një vendim legjitim dhe i nevojshëm, duke qenë se virusi është ende në qarkullim.

Votimi u mbajt në orët e vona të mbrëmjes së të martës.

Italia është një prej shteteve më të goditura nga pandemia e Covid-19, me 35.123 viktima dhe 246.488 të infektuar.