Italia merr iniciativën e veçantë, subvencion 500 euro për të blerë një…biçikletë!

53

Qeveria italiane ka vendosur të japë një grant prej 500 eurosh për të gjithë personat të cilët do të regjistrohen si përdorues të një biçiklete apo motori elektrik i tipit monopatin.

Lajmi u dha nga Paola De Micheli, ministre e transportit e cila tha sot se masa do të jetë pjesë e një pakete prej 55 miliardë eurosh që është e lidhur edhe me krizën e krijuar nga koronavirus.

Nisja e kësaj iniciative nisi nga mendimi për të gjetur mënyra alternative lëvizjeje pas shpërthimit të koronavirusit, me të cilin Italia po përpiqet të bashkëjetojë deri në daljen e një vaksine.

Nga ky subvencion i shtetit pritet të përfitojnë banorët e qyteteve të mëdha, me të paktën 50 mijë banorë. Kjo, për të eleminuar transportin me mjete publike ku grumbullimi i personave është i madh.

Gjithashtu Italia po mendon dhe për shumëfishimin e korsive të biçikletave.