Italia ligj për emigrantët, ja si po i kërkon punëtorët!

57

Italia nis zbatimin e një dekreti të ri për pranimin e emigrantëve në kuadër të planit për të punësuar qytetarë nga vende joanëtare të Bashkimit Europian mes të cilëve dhe Shqipëria.

Dhjetë pyetjet më të shpeshta që kanë bërë shumë shqiptarë apo të tjerë të interesuar:

Kur ka hyrë në fuqi ligji për punësimin sezonalë dhe josezonalë në Itali?

Ligji për fluksin emigrator të punonjësve nga vende ekstrakomunitare ka hyrë në fuqi më 13 tetor 2020 me afat kohor deri më 31 dhjetor 2020.

Emigrantë nga cilat vende ekstrakomunitare pranohen?

Pranohen të aplikojnë emigrantë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sri Lanka, Moldavia, Mali, Maroku, Filipine, Algjeria, Bangladeshi, Bosnja-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Korea, Egjipti, Salvadori, Gambia, Gana, Japonia, Etiopia, Ukraina, Senegali, Nigeria.

Sa është kuota e pranimit dhe në cilët sektorë të ekonomisë italiane pranohen të aplikojnë?

Qeveria italiane ka vënë në dispozicion 30 850 kuota pranimi emigrantësh,  të ndara në dy kategori: 18 000 për punësim sezonalë, në bujqësi, blegtori, turizëm. hoteleri e 12 850 kuota janë për punësim josezonalë, autonomë e për konvertim leje qëndrimi.

Kur mund të nisë aplikimi online i kërkesave?

Prej datës 13 tetor 2020, në portalin e Ministrisë së Brendshme Italiane janë të disponueshme modulet e kërkesave online.

Për të punësuar josezonalë, autonomë dhe për konvertim diplome, dita e pranimit nis më ora 9.00 datë 22 tetor me afat kohor deri më 31 dhjetor 2020.

Për punësim sezonal, pranimi i kërkesave nis më 27 tetor 2020 ora 9.00 e me afat kohor deri më 31 dhjetor 2020.

Si mund të aplikohet për 18 mijë kuotat e punësimit sezonal?

Aplikimi bëhet online përmes portalit web të Ministrisë së Brendshme italiane e kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë emigrantët nga vendet e listës së mësipërme që kanë siguruar një vend pune, pra që një punëdhënës italian apo i huaj me aktivitet në Itali është i gatshëm ta punësoj.

Gjashtë mijë nga këto kuota i janë rezervuar organizmave profesionalë e shoqatave të sipërmarrësve në këto sektorë që mund të prezantojnë kërkesat për punësim e të aplikojnë online deri në fazën finale të punësimit të emigrantëve.

Njëmijë kuota u janë rezervuar emigrantëve nga vendet në listën e mësipërme që gjatë 5 viteve të fundit janë punësuar të paktën një herë si punëtorë sezonalë në Itali.

Kush mund të aplikojë për punësim josezonal, autonomë apo me të drejtë konvertimi leje qëndrimi?

Janë në dispozicion 12 850 kuota emigrantësh për persona që duan të punësohen si jo sezonalë, autonomë, si dhe për konvertim leje qëndrimi.

6000 nga këto kuota u janë rezervuar sektorëve; autransportit për llogari të personave të tretë, ndërtim e turizëm hoteleri.

4500 prej tyre u janë rezervuar emigrantëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sri Lanka. Moldavia Mali, Marok, Filipine, Algjeria, Bangaldesh, Bosnja-Hercegovina., Bregu o Fildishtë, Korea, Egjipti, Salvador, Gambia, Gana, Japoni. Eriopia, Ukraina, Senegal.

1500 të tjera nga vende që gjatë vitit 2020 do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Italinë.

Sa prej tyre kanë të drejtë konvertimi të lejes së qëndrimit në Itali?

Nga 12 850 kuota të përgjithshme, ligji parashikon 6850 kuota për të drejtë konvertimi leje qëndrimi.

Kush ka të drejtë të konvertojë lejen e qëndrimit?

Kanë të drejtë konvertimi të lejes së qëndrimit për punësim  ata emigrantë në Itali që kanë leje qëndrimi për motivi studimi, shkollimi, formimi profesional e stazh, si dhe mund të konvertohen lejet e qëndrimit afat gjatë të emigrantëve të ardhur nga vende të tjera komunitare.

Çdo të thotë punësim autonom?

Kanë të drejtë punësimi autonom sipërmarrësit nga vende ekstrakomunitare  që kanë një plan investimi në interes të ekonomisë italiane.

Kanë të drejtë të aplikojnë për punësim autonom profesionistë të lirë që duan të ushtrojnë profesionin e tyre sipas normativës ligjore në fuqi.

Kanë të drejtë të aplikojnë për punësim autonom, artistë me famë dhe profesionistë me karrierë të njohur, të kontaktuar nga ente publike apo private.

Kanë të drejtë të aplikojnë edhe ata persona që duan të ndërtojnë sipërmarrjes start up rinovuese.

Punonjësit sezonal mund ta konvertojnë lejen e qëndrimit sezonal për punësim autonom?

Jo nuk munden, por mund të konvertojnë lejen e  tyre të qëndrimit sezonal për punësim më afatgjatë nëse kanë një kontratë pune.

Është e mundur të kërkohet leje qëndrimi për punësim shtëpiak (kujdestarë shtëpie)?

Po është e mundur dhe kanë të drejtë ta kërkojnë emigrantë nga vendet ekstrakomunitare të listës së mësipërme, që kanë kryer programe shkollimi e formimi në Itali. Kanë të drejtë të punësohen në këtë sektorë dhe emigrantë që duan të konvertojnë lejen e qëndrimit nga leje sezonalë, leje studimi, formimi e stazhi si dhe ata që kanë në zotërim një leje qëndrimi afat gjatë nga një vend tjetër anëtarë i Bashkimit Europian.