Italia hap kufinjtë pas një viti mbylljeje, ja qytetarët që mund të shkojnë

108

Italia ka vendosur të hapë kufijtë pas më shumë se 1 vit bllokim për shkak të pandemisë.

Autoritetet atje kanë deklaruar se nga 15 maji hapet sezoni turistik, dhe çdo person nga e gjithë bota mund të shkojë në Itali.

Për këtë do të mjaftojë një leje kalimi specifik që paraprin patentën shëndetësore të Bashkimit Europian që pritet të jetë e disponueshme në fund të muajit qershor 2021.

Lajmi është publikuar nga kryeministri Mario Draghi, gjatë punimeve të samitit të vendeve të G20, që një ditë më parë u zhvillua në Romë.

“Qytetet tona, plazhet e malet tona do të hapen dhe ne ju mikpresim”, u shpreh kreu i ekzekutivit italian.

Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi.