Italia drejt përmirësimit të dukshëm, publikohet bilanci pozitiv i 24 orëve

39

Në Itali situata e koronavirusit sa vjen e përmirësohet, kur sot raportimi ka qenë për 176 viktima. Pavarësisht se numri i viktimave është i lartë, nuk mund të krahasoet me shifrat e ditëve të mëparshme.

Gjithashtu vërehet një ulje numri edhe për sa i përket të infektuarve, ku numërohen 744 raste të reja pozitive pozitive.

1 mijë e 401 pacientë në shtetin fqinj janë raportuar të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë Italia ka patur të infektuar gjithsej 219 mijë e 814 persona. Numri i viktimave në total ka kapur shifrën e 30 mijë.

Italia është përballur agresivisht me virusin dhe ende italianët presin të fillojnë jetët normalisht.