Ballina RAJONI Itali, zjarr në një ndërtesë, dy të vdekur

Itali, zjarr në një ndërtesë, dy të vdekur

Trupat e dy personave u gjetën në një shtëpi, në Prato të Italisë, nga zjarrfikësit që ndërhynë në një zjarr në ndërtesë.

Viktimat janë një person me aftësi të kufizuara 84-vjeçar dhe vajza e tij 57-vjeçare.

Shtëpia ndodhej në katin e parë të një ndërtese, e cila u evakua nga zjarrfikësit që ndërhynë menjëherë në vendngjarje.