Ballina RAJONI Itali, zjarr masiv, 40 të intoksikuar dhe dy të vdekur

Itali, zjarr masiv, 40 të intoksikuar dhe dy të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Reggio Emilia në Itali.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat 4 katësh në afërsi të stacionit hekurudhor duke shkaktuar 2 viktima, burrë dhe grua me kombësi kineze.

Raportohet se trupat e dy viktimave janë gjetur në shkallët e pallatit në përpjekje për të shpëtuar.

Rreth 40 banorë të pallatit kanë mbetur të intoksikuar, mes të cilëve shumë fëmijë.

Nga të plagosurit, 2 minorenë dhe 1 grua raportohen se janë në gjendje mjaft të rëndë e në rrezik për jetën. Ata janë transportuar me helikopterë në spitalin e Fidenzas.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.