Ballina RAJONI Itali, zëvendëskryeministri Salvini nuk kursen ironitë ndaj përplasjes me BE

Itali, zëvendëskryeministri Salvini nuk kursen ironitë ndaj përplasjes me BE

Përplasja mes qeverisë populiste të Italisë dhe Brukselit është thelluar më tej pasi ky i fundit ka hedhur poshtë zyrtarisht buxhetin me shumë shpenzime të Romës, duke hapur rrugën për sanksione të paprecedenta.

Lidhur me këtë çështje nuk ka munguar edhe reagimi ironik i zëvendëskryeministrit italian, Matteo Salvin.

“Letra nga Bashkimi Evropian? Pres edhe atë të Babagjyshit të Vitit të Ri,” – u shpreh Salvini në një deklaratë për mediat italiane.

Rikujtojmë se kjo përplasje erdhi pasi buxheti italian nuk përmbush kërkesën e BE-së për reduktimin e shpenzimeve dhe premton rritje të tyre, përfshirë edhe një të ardhur mujore bazë për të papunët dhe rritje pensionesh.

Roma ka mundësi të negociojë dhe të bëjë korrigjimet e kërkuara, para se Brukseli të zyrtarizojë gjobën që mund të shkojë deri në 0,2 përqind të GDP-së së Italisë.