Ballina BOTA Itali, zëvendëskryeministri Di Maio: I hapur për uljen e deficitit

Itali, zëvendëskryeministri Di Maio: I hapur për uljen e deficitit

Zëvendëskryeministri italian, Luigi Di Maio deklaroi sot se ishte i hapur për një ulje të nivelit të deficitit në raport me atë që kishte planifikuar fillimisht qeveria, një lëshim që do të çonte në rritjen prej tri përqind të Bursës së Milanos.

Komisioni Evropian nuk aprovoi më 23 tetor, projekt-buxhetin italian, i cili parashikon zyrtarisht një deficit me 2,4 përqind të PBB-së, dhe që nga ajo periudhë vijojnë diskutimet me Romën, që deri më tani shfaqej jofleksibël.

“Nëse gjatë negociatës me Brukselin, deficiti duhej të ulej pak, për ne kjo nuk është e rëndësishme,’’ – deklaroi sot në mëngjes Di Maio.