Ballina BOTA Itali, zbulohet mashtrimi fiskal e financiar ndërkombëtar i shtrirë në 14 shtete

Itali, zbulohet mashtrimi fiskal e financiar ndërkombëtar i shtrirë në 14 shtete

Policia italiane ka zbuluar një mashtrim fiskal e financiar internacional të shtrirë në 14 shtete.

Hetimet e policisë ekonomiko-financiare të Riminit kanë zbardhur faturime fallso në sektorin e tregtimit me shumicë të aparaturave elektronike e elektroshtëpiake në vlerë rreth 108 milionë euro.

Në këtë aferë korruptive financiare janë përfshirë 56 biznese, 38 prej të cilave në Itali dhe 18 biznese në vende të tjera të Evropës, si edhe 45 persona.

Ndaj pesë prej tyre është ekzekutuar urdhëri i sekuestros së të mirave materiale në vlerë 13 milionë euro. Gjatë mesditës priten të zbardhen detajet e këtij mega operacioni të koduar “Galateo”, ekzekutuar nga Guardia di Finanza Italiane.