Ballina BOTA Itali, vullkani Etna shkakton tërmet në Siçili

Itali, vullkani Etna shkakton tërmet në Siçili

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Siçilinë rreth vullkanit më aktiv të Evropës në malin Etna, duke plagosur së paku 10 persona, raportojnë mediat italiane.

Disa ndërtesa u dëmtuan nga lëkundja më e fundit në dhjetra dridhje të regjistruara që kur Etna shpërtheu të hënën.

Hiri vullkanik kishte mbuluar më parë fshatra të afërta dhe fluturimet nga aeroporti i Catanias u ndaluan përkohësisht.

Ndërkohë njerëzit në mal u lajmëruan të largoheshin me shpejtësi.
Tërmeti goditi në orën 03:19 me orën lokale të mërkurën pranë komunës së Viagrande.